FINP
Financat Personale · Prof. Hoti
Dokumenti zyrtar

Sylabusi

Financat Personale · BSc — drejtimet Banka/Financa dhe Kontabilitet · 4 ECTS · Lëndë zgjedhore, Viti II.

PDF zyrtar
AH
Profesori i lëndës

Prof. asoc. dr. Arbër Hoti AC · ABC · KC

arber.hoti@uni-pr.edu
Fakulteti i Ekonomisë · Kati VI
Konsultime: Kati VII — orët e konsultimeve

Angazhimi i studentit

Ligjërata
30h
Ushtrime / seminare
15h
Teste
4h
Punë e pavarur
51h
Totali
100h

Rezultatet e nxënies

  • 1Të kuptojë procesin e planifikimit financiar personal dhe ciklin e jetës financiare
  • 2Të matë dhe vlerësojë shëndetin financiar personal (bilanci, pasqyra e të ardhurave)
  • 3Të menaxhojë mjetet monetare, kartat e kreditit dhe huatë e konsumit
  • 4Të llogarisë vlerën në kohë të parasë dhe ta zbatojë në vendime reale
  • 5Të marrë vendime të informuara për banesën, automjetin dhe investimet
  • 6Të dallojë klasat e aktiveve — aksione, obligacione, fonde të përbashkëta
Metodologjia

Ligjërata · Ushtrime · Teste · Diskutime

Vlerësimi

20 pikë
Pjesëmarrja aktive
Prezenca, ushtrimet dhe detyrat e dorëzuara
40 pikë
Kollokfiumi
Java 7 — kapitujt 1, 2, 4, 5 + vlera në kohë e parasë
40 pikë
Provimi përfundimtar
Java 15 — kapitujt 6, 7, 10, 11, 12

Lënda ligjërohet për dy grupe studentësh — Banka/Financa dhe Kontabilitet. Vlerësimi dhe lista e studentëve mbahen veçmas për secilin grup.

Përshkrimi i lëndës

Lënda mbulon: procesin e planifikimit financiar personal, vlerësimin e mirëqenies financiare dhe hartimin e planit financiar, vlerën në kohë të parasë, menaxhimin e mjeteve monetare, përdorimin e kartave të kreditit, huatë studentore dhe për konsum, vendimet për banesën dhe automjetin, si dhe bazat e investimeve — aksionet, obligacionet dhe alternativat e tjera të investimit. Qëllimi kryesor është t'i pajisë studentët me aftësi praktike për të menaxhuar financat e tyre personale gjatë gjithë jetës.

Libri bazë: Personal Finance — Arthur J. Keown, Pearson. Shkarko librin